Korridoret 8 dhe 10D po bëhen realitet/ Bekteshi: Projekt i rëndësishëm dhe gjigant infrastrukturorë

1 min read

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se nënshkrimi i marrëveshjes së sotme për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D, është ditë dhe vendim i veçantë për qytetarët e vendit.

Bekteshi më tek shton se ky projekt do të sjell një zhvillim të rëndësishëm ekonomik për vendin.

Postimi i plotë:

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-DKorridoret 8 dhe 10D po bëhen realitet.
Investim që arrin vlerën e 1,3 miliardë eurove.
Sigurisht se sot është një ditë e veçantë për qytetarët tonë, kur po fillojmë një realizimin e një projekti gjigant infrastrukturorë.
Pas miratimit të kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, sot në mënyrë solemne u nënshkrua edhe Marrëveshja mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” dhe konsorciumit “Bechtel Enka”.
Besojmë që shumë shpejt edhe të përfundojë ky projekt shumë i rëndësishëm si për qytetarët ashtu edhe për zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

Previous Story

Kurti: Përgjegjësia e ndryshimit bie mbi burrat

Next Story

Ahmeti: U nënshkrua marrëveshja historike, faleminderit për përkrahje dhe uroj punë të mbarë

Latest from Blog