48% e posteve udhëheqëse në MPB drejtohen nga gratë, Spasovski me urim për 8 marsin

1 min read

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot ka uruar Ditën e Grave, 8 Marsin.

Spasovksi në urimin e tij mes tjerash ka shkruar se 48 për qind e posteve udhëheqëse në MPB drejtohen nga gratë.

“Sot realisht mund të mburremi me barazi në vendimmarrje, sepse në nivel të njësive organizative brenda Ministrisë së Brendshme, 48% e posteve drejtuese i janë besuar grave. Përmbushja e parimit të përfaqësimit të grave në poste drejtuese është evidente edhe në kuadër të Byrosë për Siguri Publike”, ka shkruar mes tjerash Spasovski.

Previous Story

1.3 miliardë euro do të kushtojë autostrada që do të lidhë Tetovën me Ohrin

Next Story

Studiuesit ngrenë alarmin: Plastika në oqeane mund të trefishohet deri në vitin 2040

Latest from Blog