Rrëshqitje të dheut në rrugën Dellçevë-Pehçevë-Berovë

1 min read

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin e Maleshevës dje, ndërsa kanë vazhduar edhe sot, mëngjesin e sotëm ka rrëshqitje të reja të dheut në aksin rrugor rajonal Dellçevë – Pehçevë – Berovë.

Rrëshqitje të dheut për momentin vërehen afër aksit në fshatin Trabotivishtë, si dhe në vende të tjera përgjatë këtij aksi rrugor.

Nga filiali i NP “Rrugët e Maqedonisë” në Dellçevë deklaruan se bëhet fjalë për rrëshqitje të vogla të dheut, të cilat rregullisht pastrohen nga ekipet e ndërmarrjes.

Apeli i tyre për shoferët në këtë aks rrugor, si dhe në aksin rrugor Dellçevë – Makedonska Kamenicë – Koçan, është adaptimi i shpejtësinë dhe respektim të sinjalistikës në komunikacion.

Previous Story

Biden dhe Scholz takohen sot në Shtëpinë e Bardhë

Next Story

Rikthimi i Alternativës në Qeveri, Ismaili: “Në politikë dhe në dashuri kurrë mos thuaj kurrë!”

Latest from Blog