Ministri grek i Transportit jep dorëheqje pas përplasjes së trenave

1 min read
epa10497134 Greek Minister of Infrastructure & Transport Kostas Karamanlis speaks to the media at the scene of a train collision, near Larissa city, Greece, 01 March 2023. Infrastructure & Transport Minister Kostas Karamanlis resigned on 01 March, following the fatal train crash. According to the latest update by the fire brigade spokesperson Vasilis Vathrakogiannis, the death toll was 36 so far and 66 people had been taken to hospital, six of which were admitted to ICUs. EPA/ACHILLEAS CHIRAS

Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqje pasi të dy trena u përplasën në veri të Greqisë, prej ku mbetën të vdekur të paktën 43 persona.

Ai tha se po largohej nga detyra “në shenjë respekti ndaj njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë”.

Karamanlis tha se ai kishte bërë “çdo përpjekje” për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Greqisë, që sipas tij, “nuk nuk i përshtatet shekullit të 21-të”.

“Por, kur ndodh diçka kjo tragjike, është e pamundur të vazhdohet sikur asgjë të mos ketë ndodhur”.

Ekipet e shpëtimit kërkuan deri në orët e vona të natës së mërkurë për të mbijetuar mes rrënojave të trenave, në atë që tashmë konsiderohet si përplasja hekurudhore më vdekjeprurëse e vendit.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e quajti përplasjen e trenit të pasagjerëve dhe një treni mallrash “një aksident të tmerrshëm hekurudhor pa precedent në vendin tonë” dhe u zotua për një hetim të plotë dhe të pavarur.

Ai tha se duket se përplasja ishte “kryesisht për shkak të një gabimi tragjik njerëzor”, por nuk dha hollësi.

Autoritetet greke arrestuan drejtuesin e stacionit të trenit në qytetin e Larisës. Ata nuk e publikuan emrin e këtij personi apo arsyen e arrestimit, por drejtuesi i stacionit është përgjegjës për trafikun hekurudhor në atë pjesë të shinave.

Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior të Selanikut. Shumë prej udhëtarëve ishihn studentë që ktheheshin nga festimet e karnavaleve. /REL

Previous Story

Lufta e Ukrainës: Teoritë e konspiracionit viral pretendojnë se lufta ishte e rreme

Next Story

Artisti fotograf Egzon Hasangjekaj merr plot urime me rastin e ditëlindjes

Latest from Blog