Zëvendëssekretarja shtetërore amerikane e ShBA-së Sherman, me mbështetje për Osmanin: Mirëpresim lidershipin dhe mbështetjen e fuqishme në raport me Ukrainën

1 min read

Zëvendëssekretarja shtetërore amerikane e ShBA-së Sherman, me mbështetje për Osmanin: Mirëpresim lidershipin dhe mbështetjen e fuqishme në raport me Ukrainën

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të agjendës dyditore në Uashington, dje ka takuar Uendi Sherman, Zëvendëssekretaren shtetërore në administratën e presidentit amerikan Xhozef Bajden. Pas takimit, Sherman shkroi në Twitter:

“Lavdërime për Ministrin e Punëve të Jashtme Osmani për lidershipin e fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në mbështetjen e Ukrainës dhe dënimin e agresionit rus. Folëm edhe për mbështetjen e ShBA-së për Maqedoninë e Veriut në proceset e integrimeve europiane”, ka shkruar Sherman.

Previous Story

Eftov: Sulmet ndaj Artan Grubit janë sulme ndaj Ali Ahmetit (Video)

Next Story

Rexhepi priti në takim zëvendësministrin e jashtëm Dvorak: Të intesifikojmë bashkpunimin me Republikën Çeke

Latest from Blog