Aliti porosi Nikollovskit: Edhe sikur të fitoni 61 deputet, Qeveri pa parti shqiptare nuk mund të ketë

1 min read

Analisti politik dhe njohës i rrethanave politike, Faton Aliti, nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, ka komentuar “kërkesën e Aleksandar Nikollovskit”, për shumicë pa shqiptarët dhe kërkesën që VMRO-ja të fitojë 61 deputetë.

Aliti megjithatë ka thënë se edhe sikur VMRO-ja të fitojë 61 deputetë e vetme, nuk ka shanse të krijojë shumicë pa shqiptarët.

“Qeveri pa parti shqiptare në Maqedoni nuk mund të ketë. Por edhe sikur të fitojnë 61+ mandate dhe të formohej qeveri e tillë, nuk i parashoh jetëgjatësi. Edhe në rast se do gjendet ndonjë kurban hoxhë sa për sy e faqe, përsëri mbetem në prognozimin e njejtë”, ka shkruar Aliti.

Previous Story

TS: Ja ndryshimet që priten në drejtoritë dhe në qeveri pas hyrjes së Aleancës

Next Story

Atanasoski: Qeveri pa shqiptarët praktikisht e pamundur, deklarata e Nikollovskit populiste

Latest from Blog