Grubi: Nuk kam asgjë të përbashkët me biznesin e vëllaut, ai 20 vite punon në turizëm

1 min read

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte në emisionin “Vetëm intervista” në Kanal5 ka deklaruar se nuk ka asgjë të përbashkët me biznesin e vëllaut të tij për të cilin e akuzojnë nga VMRO DPMNE. Sipas Grubit, vëllau i tij është në biznesin e turizmit më shumë se 20 vite.

Vëllau imë pronën e tij për punën e agjencionit turistik e ka marrë me kredi hipotekare 100 mijë euro. Ai që 20 vite operon me biznesin e tij në fushën e turizmin dhe nuk ka absolutisht as edhe një lidhje të vetme me mua. Po lexoj komente të tmerrshme, me vrer se si mundet një shqiptar të ketë në pronësi një hapësirë në qendër të Shkupit? Kush qenka ai maqedonas që i dha pronë një shqiptari në qendër të Shkupit?, dhe realisht kjo është një fatkeqësi, tha Grubi.

Previous Story

Grubi: Ftoj prokurorinë të hetojë çdo pretendim korruptiv nga 2002 deri sot

Next Story

Grubi: Rejtingu flet se ne punojmë në implementimin e programit të BDI

Latest from Blog