U raportua se kishte vdekur, aktorja e njohur turke tregon se është gjallë

1 min read

Javën e kaluar në disa media në Spanjë dhe në Ballkanin Perëndimor ishte rapotuar se aktorja e njohur turke, Cansu Dere kishte humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë me 6 shkurt.

Por ylli i serialit “Ezel” dhe “Megnificent Century” u shfaq në publik për herë të parë, e angazhuar në një qendër për shpërndarjen e ndihmave.

Bashkia e Stambollit në Yenikap së bashku në vullnetarët ka paketuar ndihmat dhe i ka dërguar në zonat e tërmetit për viktimat e tërmetit”, thuhet në videon, në të cilën shihet Dere, pas lajmeve të rreme se ajo ka ndërruar jetë nga tërmeti.

Dere është e njohur nga serialet dhe filmat që dënojnë dhunën ndaj grave e fëmijëve dhe promovojnë barazinë gjinore si “Anne” dhe “Sila”.

Ju kujtojmë se pas tërmetit shkatërrues në zonën kufitare turko-siriane, numri i viktimave vazhdon të rritet. Fatkeqësia e rëndë natyrore ka marrë tashmë mbi 47,000 jetë. Së fundmi, Turqia raportoi rreth 41,000 vdekje, Siria regjistroi 5,900 vdekje. Shpresa për të gjetur më shumë të mbijetuar në rrënoja po pakësohet.

Previous Story

BDI: Dënojmë deklaratat skandaloze të deputetit të VMRO, vendi ecën rrugës europiane

Next Story

Kërcënimet e VMRO për konflikte/ Atanasoski: Luftërat në Ballkan janë pjesë e së kaluarës

Latest from Blog