Me 4 banesa në Shkup, por deputetja e VMRO inkasoi 365 mijë denarë për rrugë

1 min read

 18 nga 73 deputetët të cilëve vitin e kaluar u janë paguar harxhimet rrugore prej 360 mijë eurove, kanë banesa në Shkup.

Në listën e deputetëve të cilët në listën anketuese kanë dorëzuar deri te Antikorrupsioni, posedojnë patundshmëri në kryeqytet, kryesisht janë deputetë nga dy partitë më të mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Pjesë e këtyre banesave janë patundshmëri private personale, por ka edhe të tilla që janë në posedim të partnerëve apo fëmijëve.

Mes deputetëve, bie në sy edhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska.

Ajo ka marë të holla prej 365,000 denarëve për harxhime rruge në relacionin Shkup – Gostivar dhe anasjelltas. Por në listën e saj anketuese janë paraqitur katër banesa, të gjitha në emër të prindërve të saj dhe të gjitha në Shkup.

Previous Story

“Simfonia e Djallit”

Next Story

Deputetët rekorderë/ Grupi parlamentar i VMRO inkason nga paratë e qytetarëve 132.000 euro për harxhimet e rrugës

Latest from Blog