Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur për luftën në Ukrainë. Ai është shprehur se konflikti mes Rusisë dhe Perëndimit është më shumë se një luftë e vërtetë dhe se nuk duhet të neglizhohet.
Lavrovi dënoi Perëndimin për dërgimin e armëve me vlera miliarda dollarë në Ukrainë.
Ndër të tjera, ai tha se Ukraina kundërshton bisedimet e paqes dhe vuri në dukje se sa më gjatë të zgjasë konflikti, aq më e vështirë do të jetë arritja e një zgjidhjeje.