Kishte tumor në gji, Nita Latifi detyrohet të dal nga shtëpia e “BBA VIP2” që t’i kryejë kontrollet

1 min read

Këngëtarja nga Kosova Nita Latifi gjatë ditës së sotme ka rrëfyer në Big Brother Albania VIP 2 se para një viti e gjysmë është përballur me tumorin në gji.

Banorja e cila ka dhjetë ditë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka rrëfyer se ani pse ajo e kishte hequr pjesën tumorale para një viti e gjysmë, doktorët gjatë disa kontrollove që ka bërë sot, i kanë thënë se ajo ka ende diçka, por që është nën kontroll.

Këtë rrëfim ajo e bëri, pasi siç tha ajo kishte katër ditë që kishte pasur shqetësime në atë pjesë.

Në fund, të gjithë banorët të mbledhur pranë saj i uruan asaj që gjithçka t’i shkojë mirë, ndërsa Nita kërkoi nga ta që të kenë kujdes me shprehjet që përdorin brenda shtëpisë.

Previous Story

Kiara: S’kam pse të shpjegoj çfarë kam në zemrën time

Next Story

Aktori turk: Vajza ime është gjallë nën rrënoja, po i dëgjohet zëri

Latest from Blog