Begaj: Shqipëria krah Kosovës për ruajtjen e integritetit territorial

1 min read

Është mbledhur Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Shqipërisë, ku presidenti Bajram Begaj, tha se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial.

“Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të saj”, deklaroi Begaj të hënën.

Gjatë kësaj mbledhjeje, ku u analizua edhe gjendja e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për vitin 2023, u fol edhe për situatën e sigurisë së Shqipërisë gjatë vitit që lamë pas.

Begaj tha se viti se 2022-a ishte i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare.

Ai përmendi edhe sulmin kibernetik nga hakerët iranianë, për të cilin tha se shkaktoi probleme në infrastrukturat digjitale.

Sa i përket agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti shqiptar tha se ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike

“Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve”, tha ai.

Previous Story

Policia thotë se shtiu me armë pasi u sulmua në Leposaviq, serbët pretendojnë se u plagos një person

Next Story

Lista Serbe kërkon largimin e policisë nga Veriu

Latest from Blog