Lajmi i fundit

Rita Ora “përjetësohet” në pullat postare të Kosovës (FOTO LAJM)

Rita Ora është tashmë pjesë e thesarit të pullave postare të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës. Pulla me imazhin e saj do të lëshohet në qarkullim postar të shtunën, më 26 Nëntor. Kjo datë nuk është një rastësi pasi përkon me ditëlindjen e këngëtares me famë botërore.

Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu, ka shprehur mirënjohjen për yllin e muzikës: “Është një nder për Posten e Kosovës të nderoj Rita Orën. Ajo na ka dhuruar aq shumë momente të bukura dhe krenari të pafund me këngë, performancë dhe koncerte madhështore.

Kjo pullë e bukur le të jetë edhe si dhuratë simbolike e Kosovës për këngëtaren tonë, në këtë ditë të veçantë për të, për kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe kombin tonë”, tha Kadiu.