Lajmi i fundit

Irani mund Uellsin, vjen karton i parë i kuq në “Katar 2022”

Irani ka harruar humbjen e thellë 6-2 ndaj Anglisë duke fituar 0-2 ndaj Uellsit. Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë Uellsi ishte më i miri me një dominim të topit, ndërsa në të dytën Irani kishte më shumë raste të pastra shënimi. Por për të ardhur te goli, duhet të të prisnim minutën e 98′ kur Irani të gjente golin me Çeshmi, ndërsa një minutë më vonë Rezaeian dyfishoi shifrat në 2-0.

Uellsi mban vendin e fundit me 1 pikë, ndërsa Irani me 3 pikë. Në ndeshjen e radhës, Uellsi luan ndaj Anglisë, ndërsa Irani ndaj SHBA. Ndërkohë, në këtë Botëror u shënua dhe kartoi i parë i kuq, teksa portieri i Uellsit, Henesi, u ndëshkua në minutën e 86′.