Lajmi i fundit

Futbolli në salla të mbyllura/ Kampionati i futsall nis këtë fundjavë, gara do të zhvillohet në dy faza 

Kampionati kombëtar i Futsallit, ose siç njihet ndryshe futbolli në salla të mbyllura, do të nisë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së parë, teksa këtë sezon do të ketë një rritje të konsiderueshme të skuadrave pjesëmarrëse.

 

 

Specialisti në Drejtorinë e Futbollit Amator në FSHF, Igli Mumajesi shpjegon se gara do të zhvillohet me dy faza, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje e më pas do të vijojë edhe me fazën e play-off-it nga ku do të përcaktohet edhe fituesi i këtij kampionatit që do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Champions League Futsal.

 

IGLI MUMAJESI

 

SPECIALIST I FUTSAL

 

Sezonin e kaluar në këtë kampionat merrnin pjesë 4 skuadra, ndërsa këtë vit kem një dyfishim të numrit të ekipeve pjesëmarrëse. Ndeshja hapëse do të jetë mes Tiranës dhe Flamurtarit që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Kemi pasur një rritje të konsiderueshme të skuadrave në sajë të organizimit të mirë na vazhdimësi të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që një impakt pozitiv pati edhe organizimi i ndeshjeve të Futsal Champions League në Tiranë edicionin e fundit, ku mori pjesë edhe kampionia e Shqipërisë, Tirana Futsal. Ky event tërhoqi një interes të madh nga publiku dhe nga futblldashësit”.

 

Ekipet pjesëmarrëse në këtë edicion të ri janë Eagles Land, Tirana Futsal, Forcat e Armatosura, Vllaznia, Diamant, Olimpik 1 Maji dhe Flamurtari, ndërsa siparin do ta ngrejë ndeshja Tirana Futsal – Flamurtari, që do të luhet të shtunën më datë 26 nëntor.