Lajmi i fundit

Portugalia mund Gana-n, Kristiano Ronaldo shkruan histori

Kombëtarja e Portugalisë, regjistroi fitoren e parë në sfidën e parë të zhvilluar në Botërorin “Katar 2022”, duke mundur kombëtaren e Gana-s me rezultat 3-2.

Kristiano Ronaldo shënoi golin e parë në këtë ndeshje, pasi që ishte preciz nga penalltia, duke u bërë futbollisti i parë që ka shënuar në 5 kampionate të botës. Ajev barazoi shifrat në 1-1, para se Feliks dhe Leao të shënojë golat për Portugalinë. Në fund të takimit, Bukari vendosi rezultatin përfundimtar, 2-3 për Portugalinë.

Në sfidat e tjera të ditës së sotme, kombëtarja e Zvicrës mundi Kamerunin me 1-0, falë realizimit të Embolos, ndërsa nuk kishte fitues, por edhe gola në përballjen me Uruguajit dhe Koresë Jugore