Lajmi i fundit

Mourinjo: Mund të jem trajneri i ardhshëm i Japonisë!

Skuadra e Romws ndodhet në Japoni gjatë kësaj periudhe pushimi të Seria A, për t’u përgatitur për rinisjen e kampionatit, në fillim të janarit. “Verdhekuqtë” do të zhvillojnë një miqësore ndaj Nagoja Grampus dhe trajneri Hoze Mourinjo ka folur për mediat.

Portugezi ka vlerësuar fitoren që kombëtarja e Japonisë arriti ndaj Gjermanisë dhe ka befasuar të gjithë kur është pyetur nëse dëshiron të drejtojë këtë kombëtare.

“Unë trajner i Japonisë? Pse jo. Në futboll asnjëherë nuk i dihet, ndaj kurrë mos thuaj kurrë. Mendoj se Japonia ka një ekip të mirë, andaj mendoj se ky ekip nuk ka shumë nevojë për mua, pasi ka trajner të një niveli të mirë. Për momentin mendoj për Romën, për të ardhmen nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. I uroj Japonisë suksese në botëror”, u shpreh Mourinjo.