Lajmi i fundit

“Është në gjendje të rëndë shëndetësore”/ Apeli rrëzon kërkesën e avokatëve për ndryshim të masës për Lefter Kokën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Lefter Kokës, të cilët kërkuan ndryshim të masës së sigurisë për ish ministrin e Mjedisit.

 

Sipas avokatëve, Koka ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj ata kërkuar që masa të ndryshonte nga arrest me burg në arrest shtëpie.

 

Por kjo kërkesë e tyre u rrëzua nga Apeli i posaçëm, të cilët morën vendimin që Koka të vijojë të qëndrojë në qeli.

 

Lefter Koka, ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për inceneratorin e Fierit. Për këtë, në qeli ndodhet edhe ish deputeti Alqi Bllako.