Lajmi i fundit

Motorri përplaset me trafikndarësen e rrugës/ Vdes 40 vjeçari në Shijak

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Shijak.

 

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale B.B rreth 40 vjeç teksa ka qenë duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

 

Si pasojë e këtij aksidenti, 40 vjeçari ka humbur jetën në vend.

 

Shijak/Informacion paraprak

 

Rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak, shtetasi B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

 

Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.