Lajmi i fundit

Katar 2022, edicioni më i pasur në hitorikun e futbollit!

Kupa e Botës në Katar, do të jetë edicioni më i pasur në historinë e këtij kompeticioni madhor të kombëtareve. Në fakt, siç thuhet në faqen e FIFA-s, gjithsej 440 milionë dollarë çmime janë për t’u ndarë mes federatave pjesëmarrëse.

Kombëtarja që do të fitojë përfundimisht Kupën e Botës në Katar do të arkëtojë 42 milionë dollarë. 440 milionët do të shpërndahen mes të gjitha kombëtareve që do të kualifikohen në fazën finale. Kushdo që del në 1/16 do të marrë 13 milionë, 17 për çerekfinalistët, 25 milionë për vendin e katërt, 27 milionë për vendin e tretë, ndërsa i dyti do të fitojë 30 milionë. Fituesi, kampioni i ri i botës, siç u përmend, do të shpërblehet me 42 milionë dollar për suksesin.

Në Kupën e Botës do të merren edhe çmime të tjera si “Këpuca e Artë”, “Topi i Artë”, “Doreza e Artë”, lojtari i ri më i mirë, lojtari dhe skuadra ‘All-Star’.

FIFA ka siguruar edhe 209 milionë dollarë për klubet që do të “huazojnë” lojtarët e tyre në kombëtaret përkatëse, ku çdo ditë qëndrimi në turne do të kompensohet me 10 mijë dollarë.