Lajmi i fundit

Nelson Hysa në ndeshjen e jetës/ Do ketë përballë në ring boksierin që nxori në pension Tajson

Subscribe

Për herë të parë boksieri shqiptar Nelson Hysa do te ndeshet me një nga boksierët më të mirë me përvojë botërore  siç është Danny Ëilliams. Britaniku ka një  karriere mjaftë të pasur ku është ndeshur në kategoritë e peshave të rënda të ËBC si dhe The Ring. Ndërkohë që Hysa do të zhvilloje ndeshjen e tij të pestë në boksin profesionist, ku katër prej tyre i ka mbyllur me nokaut .

 

 

Shkodrani tregon për vizion plus emocionet e garës si dhe nuk e fsheh entuziazmin që ka përballë një kundërshtari i cili ka nxjerre në pension dhe Majk Tajson.

 

 

NELSON HYSA –BOKSIER

 

Për federatën e boksit shqiptar profesionist është një ndeshje e rëndësishme sepse boksieri që vjen në Shqipëri është boksieri më i famshëm dhe me rezultatet më të larta që do të vije në Shqipëri për sa i përket boksit profesionist. Normalisht çdo ndeshje boksi ka ato emocionet e veta ,është një ndeshje e veçantë nuk jam ndeshur kurrë më një kundërshtar kaq të fort,por po e studio mirë dhe po stërvitëm në mënyrën që do boksojmë.

 

 

Hysa theksoi  mungesën e mbështetjes  nga institucionet shtetërore dhe federata e boksit .

 

 

“Shqipëria ka boksier shumë të mire ,kemi një federatë të mirë të boksit e cila është pa lekë, mbështetja morale është e madhe por nuk ka asnjë të ardhur ,të ardhurat tona po gjenerohen vetëm nga 3 sponsor ,0 të ardhura prej shtetit dhe këto janë kushtet në Shqipëri. Thirrje për instancat qeveritare nuk kamë sepse bien në vesh të shurdhër.”

 

 

Në ndeshjen e datës 13 nëntor e cila do të zhvillohet në Durrës në pallatin e sportit “Ramazan Njala” do të marrin pjesë edhe boksierë të tjerë si Ardit Muraj, Alban Beqiri, Roxhers Muslia etj. Të gjitha të ardhurat e këtij organizimi do të shkojnë për bamirësi në shtëpinë e foshnjës në Durrës.