Lajmi i fundit

Moti i keq në Adriatik, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari

Moti i keq në detin Adriatik ka bërë që të shtyhet me disa orë nisja e tragetit të linjës Durrës-Bari.

 

 

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se nisja do të bëhet në orët e para të të mërkurës, në varësi të kushteve të motit.

 

 

Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to.

 

 

Njoftimi:

Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit(Itali) se nisja do të shtyhet me disa orë, për shkak të erës së fortë që është prezente në të dyja anët e Adriatikut. Në varësi të kushteve të motit dhe normalizimit të mëtejshëm, dy tragetet do të nisen për lundrim në orët e para të mëngjesit të nesërm, dt.23.11.2022.

Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe do tju informojmë në vijim për çdo zhvillim të nevojshëm.

#AutoritetiPortualDurrës⚓️