Lajmi i fundit

Katar 2022, stërgjatën ndeshjet për të rritur lojën efektive

64 minuta shtesë janë dhënë gjatë katër ndeshjeve të para të Kupës së Botës. Përballjet e para janë karakterizuar me një stërgjatje, e gjitha kjo për ta rritur lojën efektive.

Të paktën kështu raporton France.info, që mëton se ky plan rrjedh nga FIFA e cila kërkon që të shohë sa më pak zhagitje të ndeshjes.

Pier Luixhi Kollina, dikur refer, tash pjesë e FIFA-s, foli për këtë inovacion, duke thënë se krejt këta minuta synojnë që t’i kompensojnë të gjitha ndalesat.

“Duam që ta ruajmë kohën efektive. Duam që t’i kompensojmë minutat e zëvendësimeve, penalltive, festimeve etj”, përfundoi ai.

Mbetet të shihet nëse kjo ide do të përqafohet edhe në nivel klubesh.