Lajmi i fundit

Intervista e bujshme/ Cristiano Ronaldo largohet nga Manchester United

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo do të largohet menjëherë nga Manchester United.

 

 

Shkak për vendimin është bërë intervista e bujshme e zhvilluar disa ditë më parë ku 37-vjeçari bëri deklarata të forta për klubin anglez.

 

 

Të dyja palët deklaruan se largimi i Ronaldos u bë me dakordësimin e të dyja palëve.

 

 

Sipas deklaratës, klubi ka falenderuar futbollistin për kontributin e tij dhe i kanë uruar më të mirën për të dhe familjen e tij.

 

 

Ronaldo është me Portugalinë në Kupën e Botës në Katar dhe do të jetë kapiten i tyre në ndeshjen hapëse të Grupit H kundër Ganës të enjten.