Lajmi i fundit

Bashkia e Shkodrës bën bilancin/ 1685 ha tokë të përmbytura, 26 familje evakuohen dhe 5 banesa me prezencë uji

Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin e përmbytjeve, si dhe një përshkrim të situatës në këtë qark.

 

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se nga monitorimi i sotëm në terren, rezultojnë 1685Ha tokë të përmbytura.

 

Ndërkohë që 26 familje, me në total 99 persona janë evakuuar nga banesat e tyre, nga të cilët vetëm 3 familje me 12 persona në total ndodhen në konvikte, pjesa tjetër tek të afërmit.

 

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 5 banesa.

 

Ndërkohë që nga reshjet e dendura të shiut, Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.67 m (Kuota max 8.70 m) dhe Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.90m (Kuota max 7.50 m).