Lajmi i fundit

Arabia Saudite mund Argjentinën/ Arabët fitojnë me përmbysje 2 me 1 ndaj skuadrës së udhëhequr nga Leo Mesi

Surpriza  më e madhe në këtë fillim botërori ishte fitorja 2 me 1 e Arabisë Saudite ndaj yjeve të Argjentinës.

 

E konsideruar si një nga pretendentet për kupën e botë, Argjentina nuk arriti të ruajë avantazhin e krijuar me golin e Leo Mesit, me një penallti. Dy gola të tjerë të amerikano latinëve u anulluan për pozicion jashtë loje.

 

Fraksioni i dytë nisi me kundërpërgjigjen e Arabëve me golin e barazimit. Al Sherhin tundi mirë rrjetën e Martinez dhe pesë minuta më vonë dyfishoi shifrat  Al Daësari, një gol që ndezui atmosferën ne stafium.

 

Edhe pse pati kohën e mjaftueshme për të kthyer rezultatin, Argjentina  nuk mundi  të shënonte as golin e barazimit, duke marrë një goditje të rëndë që në start.

 

Në  minutën e 5 shtesë të pjesës së dytë ndodhi një episod i frikshëm. Portieri Al Oëais  në një dalje për të pritur topin goditi me gju mbrojtësin Jaser Al Shahrani i cili ra pa ndjenja. Gjyqtari, ndërpreu lojën, ndërsa futbollisti I Arabisë Saudite, u detyrua të lërë fushën e lojës.