Lajmi i fundit

Quo Vadis/ Nesturi: Protesta e PD në 6 dhjetor lëvizje e dëshpëruar e Berishës

Quo Vadis/ Nesturi: Protesta e PD në 6 dhjetor lëvizje e dëshpëruar e Berishës

 

Analisti Plator Nesturi ka komentuar në Quo Vadis, zgjedhjen e datës së protestës nga opozita, në ditën kur në Tiranë do të mblidhet Samiti i BE.

 

Sipas Nesturit kjo është një lëvizje e dëshpëruar dhe kuptim që nuk do t’i shkonte asnjë force politike.

 

 

 

“Protesta kur ka takime ndërkombëtare patjetër që ndodh, por ato janë protesta kundër eventit. Kjo e opozitës është tjetër çështje. Kjo është me dy kahe, edhe thuhet që do të ngrihemi në protestë edhe thuhet që jemi pro këtij eventi.

Çfarë synohet prej këtij eventi? Synohet për tu bërë lajm? Për të qenë mundësi e ekraneve ndërkombëtare sepse s’ke mundësi të marrësh vëmendje apo është diçka tjetër?

Mua më duket një lëvizje e dëshpëruar dhe nuk do t’i shkonte asnjë force politike. Bëhet një protestë që të degjojnë ata që ne kemi këto probleme. Gjëja e parë që bëhet është që protesta t’i jap një mesazh qytetarit që do të votojë nesër.  Nëse ti po bën një lëvizje kaq të dëshpëruar për ndërkombëtarët, do të thot që as qytetari nuk po të dëgjoka.”– tha Nesturi.