Lajmi i fundit

Një grua në Tetovë theu këmbën në përpjekje për të ikur nga qentë endacak, Bilall Kasami fillon gjumin dimëror!

Një grua 40-vjeçare ka përfunduar me thyerje të këmbës së djathtë dhe krahut të lënduar në tentativë për të shmangur sulmin e qenve endacak dje në Tetovë. Ngjarja e pakëndshme ka ndodhur të dielën rreth orës 23:00 në Bulevardin “Marshal Tito” pranë tregut të gjelbër, transmeton Alsat.

“Po ecja nga shtëpia pranë tregut të gjelbër deri te stacioni i autobusit në bulevard për të shkuar në turnin e tretë në punë. Qentë më sulmuan në treg. U përpoqa të ikja përmes mbjellësit midis trotuarit dhe shtegut të biçikletave, por këtu u pengova dhe theva këmbën dhe e lëndova dorën”, thotë V.S. nënë e tre fëmijëve.

Gruaja është dërguar në spitalin e Tetovës dhe rasti është raportuar në polici.

Ndryshe, problemi me qentë endacak në Komunën e Tetovës nuk do të zgjidhet plotësisht këtë vit.

Në korrik të këtij viti, Komuna e Tetovës nënshkroi marrëveshje me “Amos Pet”- shoqatën e përzgjedhur për këtë problematikë që parasheh që në 12 muaj të trajtohen vetëm 82 qen të shpëtuar nga rrugët, që është rreth 20% nga numri total i qenve që enden nëpër qytet. Vlera e kësaj marrëveshjeje është 1.271.186 denarë, që do të thotë se trajtimi i një qeni kushton 15.500 denarë.

Qyteti ka rreth 500 qen endacak ku rreth gjysma e tyre janë të mëdhenj mbi 40 kilogram.

Shoqata “Amos” edhe pse për Portalb.mk njoftoi se kur të vijnë në Tetovë të kapin qen do lajmërojnë që të raportojmë para publikut se si bëhet kjo procedure dhe sqarime të tjera, të njëjtën nuk e kanë bërë deri më tani.

Kujtojmë që shpresat ishin te ndërtimi i qendrës rajonale për strehimin e qenve endacak për tërë komunat e Pollogut, por e njëjta dështoi  pasi komuna e Bërvenicës refuzoi ndërtimin në territorin e saj.

Pas mbledhjes së fundit të kryetarëve të Komunave të Pollogut, ky kryetar i tyre ështël Bilall Kasami, ai njoftoi se në Komunën e Vrapçishtit do të ndërtohet strehimore