Lajmi i fundit

Marrëveshjet me Shqipërinë/ Grubi: Ulim kostot e shpenzimet për qytetarët dhe mallërat

Duke folur më tej për mbledhjen e përbashkët me Shqipërinë dhe marrëveshjet e nënshkruara, Grubi tha se kështu ulim kostot e shpenzimeve dhe krijojme qasje më të lehtë.

Edi Rama ishte shumë i kënaqur me mbledhjen e përbashkët me 21 marrëveshje bilaterale dhe 3 konkluza të propozuara nga unë, Rama na mundësoi neve të kemi qasje në portin e Durrësit falas, për malltat qe do të tregtohet për RMV-në dhe do të doganohen në Portin e thatë të Strugës. One Stop Shopi duhet të filloj me 1 janar të themi, ndërsa marrëveshjet tjera janë nga fusha të ndryshme si kultura, bujqësia etj. Me hekurudhe ideja është të lidhemi nga Kërçova në fshatin Lin dhe të vazhdohet deri në Durrës. E treta është pika e re kufitare që do të jetë më ndërtim në të reliev më të rrafshtë, sepse Qafë Thana është ndërtim në maje mali. Kështu ulim kostot e shpenzimeve dhe krijojme qasje më të lehtë.