Lajmi i fundit

Hapja e Kushtetutës/ Grubi: Duhet hapur debat me shoqërine civile, mediat, fakultetet juridike

Bisedimet për zgjerimin e qeverisë ende nuk kanë arritur në fazën e ndarjes së posteve ministrore. Prandaj, sipas Grubit, nuk ka zëra brenda BDI-së që janë kundër përfshirjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

Shumica parlamentare është stabile me 64 vota në favor të shumicës parlamentare nga 120 sa ka gjithsej. Nuk rrezikohet shumica edhe nëse nuk ka zgjerim koalicioni, por jemi duke folur për ndërtimin e një fronti pro-evropian. Kemi nevojë për 80 vota për realizimin e frontit pro-evropian. Nuk mjafton vetëm ASH, por duhet edhe BESA, edhe VMRO sepse vlerësoj se edhe atje ka deputet që do të përkrahin integrimin e vendit në BE”.

Kushtetuta shpesh herë është burim krize për disa çështje, Gjykata kushtetuese duhet te ketë ligj për gjykatën kushtetuese. Duhet hapur debat me shoqërine civile, mediat, fakultetët juridike, partitë politike të shohim se çka duhet të ndryshohet në kushtetutë. Jam ithtarë i një debati të këtillë dhe e kam diskutuar edhe në koalician këtë temë. Duhet patur një kushtetutë barazie dhe që i përputhet vitit 2022”.