Lajmi i fundit

Grubi: Në BDI ka përgjegjësi për detyrat që ngarkohen të zgjedhurit

Duke folur më tej gjatë debatit në Klan Macedonia mbi situatën në BDI, Grubi tha se aty nuk ka grup të zjarrit ashtu siç e ka thënë dhe kreu i BDI-së Ahmeti por ka përgjegjësi.

“Në BDI nuk ka grup zjarri, por ka përgjëgjësi. Pra, secili ministër, drejtor, udheheqës apo çfardolloj pozicioni tjetër, duhet të mbaj përgjegjësi për detyrat më të cilat ngarkohet. Ne diskutojmë për investime kapitale, realizim të projekteve, realizim të buxhetit, koncepte këto që shpien në punë konkrete si nga partia ashtu edhe nga qeveria”.