Lajmi i fundit

Fiton finalen e turneut në Torino dhe barazon rekordin e Federerit

Tenisti serb Novak Gjokoviç fitoi turneun e ATP Finals zhvilluar në Torino, duke mundur 2-0 (7-5, 6-3) në finale norvegjezin Kasper Rud. Kjo është hera e gjashtë që Gjokoviçi fiton këtë turne, duke barazuar rekordin e Roxher Federerit.

Në këtë turne luajnë 8 tenistët më të mirë në botë dhe serbi tregoi një formë të mirë, duke i fituar të pesë ndeshjet e luajtura. Pasi zuri vendin e parë në grup, Gjokoviç shkëlqeu edhe në gjysmëfinale e finale, duke e merituar trofeun.

Një ndeshje e dominuar e fituar pa shumë probleme nga Gjokoviç, që mori edhe 1.500 pikë në renditje, duke u ngjitur në vendin e pestë. Tenisti serb dukej i karikuar edhe nga lajmi se mund të luajë në “Australian Open” në janar.