Lajmi i fundit

Anglia “fundos” Iranin/ “Tre luanët” fitojnë me rezultatin e thellë 6 me 2 

Anglia bind që në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Kombëtarja e Southgate mposhti Iranin  me rezultatin 6 me 2. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga tre Luanët .

Që në start të pjesës së parë Irani mori një goditje të rëndë teka portieri u dëmtua dhe kërkoi zëvendësimin e detyruar, kaq duhej që anglezët të shpërthenin në gola.

Bellingham ishte i pari që zhbllokoi shifrat me një aksion fantastik, e më pas Saka ishte ai që dyfishojë shifrat. Në minutën e 45 shtesë vendos firmën  edhe Stërling me një gol mjaftë të bukur. Në vetëm 11 minuta u shënuan 3 gola dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe dhe në fraksionin e dytë ndodhi po e njëjta histori.

Anglezët nuk kishin mëshirë dhe shënuan golin e katërt sërish me Sakën .Nga ana tjetër Irani u mundua të reagonte dhe me anë të Mehdi Taremi gjeti golin e nderit për të tijtë. Ndërkohë i sapo futuri në lojë Rshford gjeti rrugën e rrjetës vetëm me tre prekje duke vendosur kështu rekordin e golit më të shpejtë të realizuar nga një zëvendësim në botëror, pas vetëm 49 sekondash.

 

 

Topi i fundit në rrjetë u fut nga Grealish në minutat e fundit të shtesës duke vulosur rezultatin e tre luanëve.

 

 

Ndërkohë që Irani realizoi edhe golin e dytë në sekondat e fundit, pas një penalltie të akorduar përmes VAR-it.

 

 

Interesant është fakti që kjo është një nga ndeshjet e grupeve më të gjata në historinë e botërorit me 14 minuta shtesë në pjesën e parë dhe 13 në të dytën.

 

 

Ndërkohë ajo që tërhoqi vëmendje ishte dhe reagimi i futbollistëve Itan, të cilët nuk e kënduan himnin e tyre në fillimin e ndeshjes ,në shenjë proteste ndaj regjimit në vendin e tyre. Gjesti u duartrokit nga publiku, madje ishin të shumtë iranianët që u kapën nga kamerat me lotë në sy .