Lajmi i fundit

Shqipëria e “Superiores” mundet nga Katari

Perfaqesuesja e Shqiperise u mund ne Marbella te Spanjes nga Katari 1 me 0 ne nje test miqesor.

 

Kuqezinjte u perfaqesuan ne kete takim me lojtaret me te mire kryesisht te kampionatit shqiptar.

 

Me konkretisht Trajneri Edoardo Reja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Shqipëria: Dajsinani, Gurishta, Janku, Turkaj, Hadroj, Rrapaj, Ujka, Kallaku, Hakaj, Cara, Abazaj.

 

Goli i vetem i ndeshjes u shenua ne minuten e 36-të nga Almoes Ali Abdulla, fale një 11-metërshi të diskutueshëm pas një faulli në hyrje të zonës nga Rrapaj.

 

. Nga pika e bardhë godet Almoez Ali Abdulla dhe shënon duke kaluar në avantazh Katarin.

 

Ne pjesen e dyte trajneri Reja hodhi në fushë Sherri, Bitrin dhe Herald Marku në vend të Dajsinanit, Jankut dhe Kallakut.

 

Pavaresisht rasteve te mira per shenim me Hadrojin, Caren, Turkajn dhe Markun,  Shqiperia nuk arriti dot te barazoje,.