Lajmi i fundit

Milani ngec ndaj Cremoneses, Napoli largohet në 8 pikë

Mbrëmjen e së mërkurës Milani  bëri një hap të gabuar në javën e 4 të Serisë A, duke u ndalur në një barazim pa gola në transfertë ndaj Cremoneses.

 

Skuadra e Piolit e nisi ndeshjen me dy mungesa të rëndësishme Theo Hernandes e Giroud për shkak kartonësh, ndërsa la në stol edhe Leaon.

Kuqezinjtë e dominuan takimin e krijuan raste, por patën vështirësi në konkretizime.

 

Një gol i Origit në fraksionin e dytë u anulua nga sistemi Var për pozicion jashtë loje. Ndërkohë që Kremonese u mbyll mirë në mbrojtje për të mos rrezikuar.

 

Tashmë Milan ndodhet në kuotën e 30 pikëve, 8 më pak se kryesuesit e Napolit. Ndërkohë që më herët ky i fundit fitoi 2 me 0 me Empolin.

Protagonistët e ndeshjes ishin Lozano dhe Zielinski.

 

Edhe Spezia me Udinesen nuk mund të shkonin më shumë se një barazim 1 me 1. Miqtë dominuan lojën dhe tentuan disa herë të kalonin në avantazh edhe pse një gol u anulua nga VAR për shkak të një pozicioni jashtë loje.