Lajmi i fundit

Maqedonia me disfatë mbyll vitin 2022, mundet nga Azarbejxhani 1-3

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, nuk arriti që të shënojë fitore edhe në sfidën e dytë miqësore të muajit nëntor. Të përzgjedhurit e Blagoja Milevskit, u mundën nga Azarbejxhani me 3-1 në kushte të vështirë klimatike në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Në minutën e 25-të, Maqedonia avancoi falë realizimit të golit nga Enis Bardhi nga pika e bardhë, pasi që paraprakisht Elmas u ndal në zonën e rrezikut. Në minutën e 38-të, Jafarguliev barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në minutën e 65-të, Azarbejxhani kaloi në epërsi me golin e Kurbali-t, pas rivënies nga këndi.

Në minutën e 88-të, Enis Bardhi goditi shtyllën, ndërsa në aksionin e radhës, Azarbejxhani shënoi golin e tretë me autor Shejdaev-in, për 3-1.

Kujtojmë se ndeshjen e parë të eliminatoreve për Evropianit 2024, përfaqësuesja e Maqedonisë do të zhvillojë më 23 mars, kundër kombëtares së Maltës.