Lajmi i fundit

I vë kapakun lidhjes së bujshme me futbollistin afrikan? Adriana Matoshi ngre dyshime për një histori të re dashurie

Prej muajsh tashmë, aktorja Adriana Matoshi i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin afrikan 22-vjeçar, Keith Groeneveld. Çifit ka qenë në vëmendje të mediave rozë për lidhjen e tyre prej kohësh, si për diferencën në moshë edhe për kombësitë e ndryshme.

Por duket se Adriana Matoshi ka vazhdimisht material për mediat rozë.

Ajo ka publikuar në Instastoryn foton e një buqete me lule, krahas së cilës ka shkruar: Kur ditën e nis me dashuri. Kjo ka ngjallur dyshimet se Adriana mund të ketë nisur një lidhje të re dashurie.

Ndërkohë në një interviste te pak diteve me pare, aktorja serish ngriti dyshime per nje lidhje dashurie ne horizont.

“Jetës nuk i dihet, jam shumë e lumtur”,- tha deputetja duke lënë në pikëpyetje nëse është a jo në një lidhje./albeu.com/