Lajmi i fundit

Enis Bardhi: Na duhet fitore për të ngritur atmosferën

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, do të jetë e hendikepuar për ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit, pasi nuk do të luajnë sulmuesi Bojan Miovski dhe mbrojtësi i majtë Ezgjan Alioski. Miovski do të mungojë për shkak të sëmundjes, ndërsa Alioski ka marë leje nga trajneri Milevski.

Miovski kundër Finlandës hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë, ndërsa ndaj Alioskit kishte ndërhyrje të palejuar, pas së cilës Enis Bardhi shënoi nga pika e bardhë.

Ky i fundit theksoi se Maqedonia ka nevojë për fitore kundër Azarbejxhanit që të ngritet atmosfera para ciklit eliminatore të Evropianit 2024, i cili nis në muajin mars.

 

“Shpresoj që ato gabimet taktikisht që i kemi bërë në ndeshjen e kaluar, shpresojmë që ti përmirësojmë dhe të kemi më shumë koncetrim në lojën që e kemi nesër me Azarbejxhanin dhe besoj se nëse hyjmë në lojë me koncetrim maksimal, do të nxjerim rezultat pozitiv, tha në fillim Enis Bardhi.

 

 

“Nuk më kujtohet shumë ndeshja me Azarbejxhanin, vetëm e di se bëhet fjalë për një kundërshtarët të fortë, i cili është shumë agresiv dhe bën presion ndaj kundërshtarit. Shpresojë se këtë ndeshje të japim gjithçka prej vetës. Është një ndeshje me rëndësi sepse përfundon viti dhe nuk do të kemi lojë të tjera me Maqedoninë. Shpresojmë që të mbyllim vitin sa më mirë dhe të na pret viti i ardhshëm me suksese të reja,” tha në fund Bardhi.

 

Kujtojmë se për shkak të lëndimeve mungojnë edhe Trajkovski, Ristovski, Ademi, Çurlinov, Kostadinov dhe Iliev. Sfida miqësore, Maqedoni-Azarbejxhan, do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, të dielën, në orën 14.00.