Lajmi i fundit

Inter ‘shkërrmoq’ Bolonjën dhe kërcënon Atalantën, tjetër ndalesë e Romës

Gjashtë gola për të dërguar një mesazh të fortë dhe të qartë për rivalët. Kështu e finalizoi Interi mbrëmjen e djeshme kundër Bolonjës, pas disfatës me Juventusin vetem 3 dite me pare.

 

Te paret qe kaluan ne avantazh ishin miqte me nje gol te Lykogiannis, por kjo nuk zgjati me shume se  4 minuta. Zikaltrerit u përgjigjën menjeherë me ga Dzeko që u la i lirë e shenjestrojë porten e Skorupskit.

 

Ne minuten e 36 dhe të 43, Dimarco e Martinez realizuan edhe 2 gola  duke e mbyllur ne 3 me 1pjesën e parë.

 

Ne fraksionin e dyte Cahanoglu, Gosens e sërish Dimarco shenuan duke realizuar në total  gjashtë gola.

 

Minuta në fund pati edhe për Kristian Asllanin, i cili arriti të godiste shtyllën, por duke mos arritur të realizojë golin e parë në Serie A me bluzën e Interit.

 

Me këtë rezultat Inter renditet ne vendin e 4 ne kutoen e 27 pikeve, njëmbëdhjetë pikët me pak se Napoli kryesues .

 

Tani djemte e Inzagit duhet të mendojmë për kualifikimin në Champions League dhe përballjen direkte të së dielës kundër Atalantës, e cila ne menyre befasuese u mposht 2 me 1 ne transferte nga modestet e Lecces.

 

Ne ndeshjet e tjera Torino fitoi 2 me 0 ndaj Sampdorias, Fiorentina  mposhti 2 me 1 Saleritanen, ndërsa me heret Roma nuk mundi te shkoje me shume se nje barazim 1 me 1 me Sassuolon.