Lajmi i fundit

Ahmeti pret Kovaçevskin në restoran “Kalaja” në Zajas

Sot, pas inspektimeve të punimeve në tunelin që lidh autostradën Kërçovë – Ohër që u bë nga ana e delegacionit qeveritar, kryeministri Kovaçevski i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministrat Bekteshi, Boçvarski e të tjerë, janë pritur nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në restoranin Kalaja në Zajas për një darkë pune dhe mikpritje. Ahmeti dhe Kovaçevski me bashkëpunëtor me këtë rast kanë konsumuar një darkë miqësore jashtë politikës.