Lajmi i fundit

Vuçiç shtron darkën me salsiçe/ Duke pritur miqtë, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur mbrëmjen e sotme për darkë, kryeministrin Edi Rama dhe kreyministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

 

 

Presidenti serb ka postuar në Instagram një foto përpara dakrës ku shkruan se Begradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti I mikpritjes dhe ushqimit të mirë.

 

 

Vuçiç ka bërë me dije gjithashtu se, krerët e tre shteteve do të nënshkruajnë marrëveshje për verërat dhe ushqimet.

 

 

 

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i një zemre të madhe, mikpritjes së ndershme dhe ushqimit të mirë.

 

Në pritje të miqve @dimitar.kovachevski @ediramaal duhet të provoja salsiçen Pirot e pjekur në hekur… ne tashmë po bëjmë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve vitin e ardhshëm në Beograd.”– shkruan Vuçiç.