Lajmi i fundit

Milevski: I kënaqur më angazhimin, por jo edhe realizimin

Trajneri Blagoja Milevski pas ndeshjes me Finlandën theksoi se është i kënaqur me angazhimin por jo edhe me lojën dhe realizimin e rasteve për gol.

Realizimi për fat të keq nuk është në nivel dhe duhet të përmirësohemi. Duhet të kemi përmirësime në lojën tonë dhe të jemi gati për fillimit të eliminatoreve në muajin mars.

Më gëzon kthimi i Nestorovski dhe më vjen keq që nuk shënuam gol. Mirëpo në përgjithësi nuk jam i kënaqur me lojën dhe vendosjen e lojtarëve në disa pjesë të lojës. Duhet disa ndryshime që të vijmë deri te ajo që kërkojë të jemi në atë formë para nisjes së eliminatoreve.

Të gjithë janë vënë në funksion të ekipit, dhe jo rastësisht insiston që të kemi një kundërshtarë të fortë. Bojan Miovski nuk isha i kënaqur me lojën e parafundit ku ishte i larguar me karton të verdhë dhe pastaj edhe të kuq.

Në fillim theksova se është koha që të freskohet ekipi dhe ishim të detyruar që në ecuri të eliminatoreve të kyçim 8-9 lojtarë të rinj,” tha mes tjerash Milevski. Ndeshjen e dytë Maqedonia do të zhvillojë më 20 nëntor, sërish në Shkup, kundër Azarbejxhanit.