Lajmi i fundit

Juventus fiton me polemika në Verona/ Lazio kap Milanin

Lufta për katër vendet e para në Seria A sa vjen dhe bëhet më e fortë. Në javën e katërt të kampionatit  Juventus dhe Lazio fituan në ndeshjet e tyre respektive.

Zonja e vjetër ka rikuperuar pesë pikë nga Milani dhe Roma në tre ndeshjet e fundit.Pas një paraqitje  jo të mirë në Champions, duket se djemtë e Allegrit po rikthehen. Në të pesta fitoret radhazi bardhezinjtë nuk kanë pësuar asnjë gol .

Në ndeshjen përballë Veronës u shfaq një  ekip jo i bukur, jo shumë i ndritur, por jashtëzakonisht efektiv. Një ndeshje ku bardhezinjtë nuk rrezikuan shumë dhe  zgjodhën të sulmonin me kundërsulm. Goli i fitores u shënua nga Kean në minutën e 60.

Verona tentoi të kundërpërgjigjej por nuk kishte forcën e duhur. Në fund të takimit vendasit pretenduan për një penallti por sistemi VAR hoqi çdo dyshim. Tashmë me fitoren minimale 1 me 0  Juventus  ngjitet  në vendin e 4 me 28 pikë me 2 pikë diferencë nga vendi i dytë dhe i tretë dhe një diferencë prej 10 pikësh nga të pakapshmit e sezonit Napoli.

Ndërkohë edhe Lazio fitoi 1 me 0 ndaj Monzes. Paraqitja mjaftë e mirë e skuadrës së Sarrit e rëndit atë në vendin e dytë në tabelën e Seria A. Lazio  vuajti përballë Monzës, dhe pësoi një gol në fillimin e pjesës së parë nga Petagna,i cili më pas u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë në fraksionin e dytë talenti i sapofutur në lojë, Luka Romero, shënoi golin e fitores për vendasit dhe golin  e tij të parë në Seria A.

Më këtë fitore Lazio ndodhet 8 pikë larg kryesuesve.

Ndërkohë sonte në mbrëmje nis java e 15 me Empolin dhe Cremonesen.