Lajmi i fundit

Për tre vite projekte kapitale në Likovë, Haraçinë, Bogovinë e Kërçovë, Nuredini: Punët po japin rezultate pozitive për qytetarët

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vazhdon me sigurimin e mjeteve dhe realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore që do të sigurojnë jo vetëm mbrojtjen e mjedisit jetësor, por edhe do të ndikojnë drejtëpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në mbarë vendin, si dhe për brezat e ardhshëm.  

Në tre vitet e fundit përmes MMJPH-së fondet për projekte të tilla janë rritur disa herë, dhe po bëhen përpjekje intensive për gjetjen e mjeteve nga donatorët. 

Në sistemin e prokurimit publik dje është shpallur projekti për rregullimin e kanalit qarkor në vendbanimin Haraçinë, i financuar nga Buxheti i MMJPH-së. Pas përzgjedhjes së kontraktorit për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm kapital për banorët e këtij vendbanimi, do të nisin punimet e ndërtimit.  

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) është duke punuar në mënyrë aktive në realizimin e një sërë projektesh qëllimi kryesor i të cilave është zhvillimi i infrastrukturës moderne dhe funksionale ujore. Po punohet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Pirok, komuna e Bogovinës. Gjithashtu, në fazën përgatitore është nisja e punimeve ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në vendbanimin Straçincë komuna e Gazi Babës; rindërtimi i sistemit të ujësjellësit në komunën e Bogdancit; rindërtimi i stacionit të filtrimit të ujit të pijshëm në komunën e Berovës, si dhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Nikushtak dhe vendbanimin Vishticë në komunën e Likovës. 

MMJPH bashkëpunon në vazhdimësi për marrjen e ndihmës para anëtarësimit nga fondet evropiane. Po bëhen përgatitjet për fillimin e aktiviteteve nga projekti GEF 7, i miratuar me një buxhet total prej 4,070,500 dollarë. Qëllimi kryesor i projektit është të forcojë kapacitetet kombëtare dhe lokale për të arritur objektivat e neutralitetit dhe biodiversitetit nga degradimi i tokës në Maqedoninë e Veriut, përmes një demonstrimi të menaxhimit të integruar të peizazhit në pilot-zonën e Malit Sharr dhe mbështetjes për replikimin kombëtar. 

Projekti “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Kërçovës” është pjesë e programit operativ shumëvjeçar Sektorial për mjedisin jetësor dhe veprimin klimatik 2014-2020 për IPA 2. Projekti është në fazën përfundimtare të vlerësimit dhe dhe sa më shpejtë jetë e mundur pritet të nisë realizimi i punimeve ndërtimore 

Po ashtu, MMJPH ka shpallur procedurën e tenderimit për realizimin e projektit “Ndërtimi i Stacionit për pastrimin e ujërave të zeza dhe sanimi dhe përmirësimi i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Manastirit”, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë së shpejti. Përgatitjet për fillimin e procedurës së tenderit për projektin “Vendosja e një sistemi të integruar dhe vetëqëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave në rajonet Lindore dhe Verilindore” janë në fazën përfundimtare. 

 

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është e përkushtuar dhe përgjegjëse në zbatimin e aktiviteteve programore që janë pjesë e agjendës së gjelbër si zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, kushte më të mira jetese për qytetarët dhe ndërtimin e kapaciteteve nga të cilat do të përfitojnë brezat e ardhshëm.