Lajmi i fundit

Nesër sesioni i dytë shkencor në kuadër të edicionit të katërt të Ditëve të Afabetit

Vazhdojnë aktivitetet me rastin e shënimit të edicionit të katërt të Ditëve të Afabetit.

Nesër, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, organizojnë sesionin e dytë shkencor në ditën e katërt të shënimit të edicionit të katërt të Ditëve të Afabetit, në të cilin pritet që të drejtohen personalitete të ndryshme të jetës shoqërore.

Nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive njoftojnë se sesioni i dytë shkencor pritet të fillojë në ora 11:00.