Lajmi i fundit

“Gongu i Artë” me boksierë nga 11 shtete

Turneu ndërkombëtar i boksit “Gongu i Artë” do të zhvillohet këtë fundjavë, më 18 dhe 19 nëntor, në Palestrën sportive “Boris Trajkovski”, në të cilin do të marrin pjesë boksierë nga 11 shtete, ndërsa gjashtë prej tyre do të garojnë me fanellën e Maqedonisë.

Kjo e fundit, në turneun tradicional të boksit do të prezantohet me boksierët si: Alen Rustemov, Ilhan Ozmen, Ajhan Ozmen, Dion Lena, Alim Nasufi dhe Ali Azemi.

Ndryshe turneu ndërkombëtar “Gongu i Artë”, është një nga tre eventet më të vjetra të boksit dhe në të do të marrin pjesë boksierët nga Anglia, Skocia, Suedia, Serbia, Bullgaria, Kosova, Hungaria, Shqipëria, Eritrea dhe Mali i Zi.