Lajmi i fundit

Nis Festivali “Teatri Shqiptar Moisiu”, Grubi: Nëntorin e lavdisë e shënojmë ashtu siç i ka hije

Nën përkujdesje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, nga sonte fillon Festivali “Teatri Shqiptar Moisiu”, eveniment ky i cili bashkon teatron nga trevat shqiptare dhe atë: Teatrin Kombëtar të Shkupit, Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, e quan organizimin si promovim të vlerave dhe identitetit në muajin e festave kombëtare.

“Nëntorin e lavdisë kombëtare po përkujdesemi që ta shënojmë ashtu si ka hije, të bashkuar në promovimin e vlerave të identitetit! Si asnjëherë më parë, përmes Festivalit “Teatri Shqiptar Moisiu” bëjmë bashkë Teatrin Kombëtar të Shkupit, Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për të sjelluar në skenë shfaqet më të mira teatrore të kombit. Spektakël vlerash artistike që doemos duhet ndjekur!”, shkruan Grubi.