Lajmi i fundit

Ministri Shaqiri takoi sekretaren e Shtetit Francez për Europën

Ambasadori i Francës në Shkup, Cyrille Baumgartne, na priti sot në rezidencën franceze, ku patëm një takim konstruktiv edhe me Sekretaren e Shtetit Francez për Evropën, znj. Laurence Bunn, me qëllim forcimin e bashkëpunimit, mbështetjes reciproke dhe marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Një nga temat që diskutuam ishte studimi i gjuhës frënge në të gjitha nivelet në procesin arsimor në Maqedoninë e Veriut.

Ky hap do të jetë veçanërisht i rëndësishëm për të dy vendet, sepse gjuha është një udhërrëfyes që më së miri mund të bashkojë dy kultura dhe tradita të ndryshme.