Lajmi i fundit

Sermaxhaj: CS:GO lojë me inteligjencë mesatare, veç a punon mausi dhe tastiera

Analisti kosovar, Genc Sermaxhaj ka reaguar ashpër për video-lojëren CS:GO, duke kritikuar pse nuk i jepet rëndësi lojës së shahut.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sermaxhaj shkroi se CS:GO është një lojë me inteligjencë mesatare, ku vetëm mausi dhe tastiera duhet të punojë shpejtë.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“CS:GO, (Counter Strike Global Offensive), lojë në të cilën mund të luhet me intelegjencë mesatare, veç a punon mausi dhe tastiera shpejt.

Kjo lojë hyn në nivelin e lojëve si: FarmVille, Pubg, Call of Duty, etj.

Kësaj loje virtuale është duke iu bërë jehonë shumë e madhe nga mediat, në veçanti mediat e sportit, duhet kujtuar që videolojërat nuk hyjnë në kategorinë e sportit.

Psh: shumë pak rëndësi i jepet lojtarëve si Nderim Saraçi, mjeshtër ndërkombëtarë i shahut IM, që është kampion i 8-fisht i Kosovës, (lojë që nevoitet super intelegjencë), dhe ka marr pjesë në Olimpiadën ndërkombëtare në Chennai të Indisë, dhe nuk iu ka dhënë hapësirë kaq e madhe

Ps: unë jam kampion i botës në Flipera”, shkroi Sermaxhaj.

Sidoqoftë, shumë persona nuk u pajtuan me postimin e analistit kosovar duke e kritikuar ashpër.