Lajmi i fundit

“Rrahu” kundërshtarin, FFM-ja me dënim të ashpër për futbollistin e Shkëndijës

Siç e kemi bërë të ditur, “rrahësi” Sabit Bilali, futbollisti i Shkëndijës, pas budallallëkut që bëri në ndeshjen me A. Pandev mori një dënim drakonian dhe me të drejtë.

Futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Sabit Bilalli do të mbetet për plot gjashtë muaj jashtë fushave të gjelbërta për shkak të sulmit që në ndeshjen e fundit bëri mbi një lojtarë të Akademia Pandevit. Atij i është ndaluar të performojë për gjashtë muaj. Kjo do të thotë se Bilali do të mund të luajë vetëm më 7 maj të vitit të ardhshëm. Pra, sezoni ka përfunduar për të.

Këtë vendim e ka marrë Komisioni Disiplinorë pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Arsyeja që shtyu Komisionin të marrë këtë vendim është fakti që Bilali fillimisht e ka goditur me boks një lojtar kundërshtar, e më pas kur ka rënë në fushë e ka goditur me shkelma.